Tronditëse, Serbia po e mban në burg shqiptarin për shkak të flamurit kuqezi që kishte në veturë

0
278

Gazetari shqiptar nga Serbia, Idro Seferi ka thënë se tensionet që po ndodhin në veri të vendit po sjellin tensione dhe pasoja edhe për shqiptarët që po kalojnë si transit nëpër Serbi.

Seferi ka thënë për Kanal10, se një shqiptar është duke u mbajtur në burg në Serbi vetëm pse në veturë kishte të vendosur një shqiponjë dhe flamurin kuqezi.

‘’Herën e fundit kur kam konfirmuar një gjë të tillë ka qenë vetëm një person në mbajte, i cili ka jetuar në Gjermani dhe ka qenë për pushime në Kosovë. Por, ndalimi i tij s’është bërë në zonën kufitare, por brenda shtetit në një autostradë, kjo ka ndodhur se në pjesën e përparme ai ka pasur të vendosur një shqiponjë të madhe dhe flamur kuqezi.’’, ka thënë ai./Gazeta10

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here