Aksidenti i rëndë në Prizren, ku janë përfshirë tri vetura, ka ndodhur mbrëmë pas mesnate dhe ka rezultuar me të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale, shkruan 04 Online.
Pamjet nga vendi i ngjarjes, të siguruara nga 04 Online, tregojnë momentin kritik të përplasjes, ku një veturë godet automjetin para saj, dhe më pas një automjet tjetër përfshihet në aksident.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të vlerësuar rrethanat që çuan në këtë ngjarje. Gjendja e të lënduarve dhe informacionet e mëtejshme mbi incidentin priten të bëhen publike së shpejti. Për drejtuesit e mjeteve, bëhet thirrje që të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht gjatë orëve të vona të natës./04 Online