Pasi e keni arritur qëllimin tuaj, humbjen e disa kilogramëve shtesë nga trupi juaj, peshën tuaj do ta mbani duke i aplikuar këto tri këshilla.
Por, duhet ta keni të qartë se ruajtja e peshës është më e vështirë se sa vetë largimi i kilogramëve të tepërt.
1.Ushtroni
Studimet tregojnë se ushtrimet janë shumë më të rëndësishme në fazën e mbajtjes apo ruajtjes së peshës se sa në fazën kur humbni në peshë. Pos efektit të shkrirjes së kalorive, ndikimi psikologjik që ushtrimet ju dhurojnë janë të një vlere të paçmuar. Provoni të ndani nga 30 deri 60 minuta në ditë për t’u marrë me aktivitete intensive, si me shëtitje, apo ecje të shpejtë. Zgjidhni aktivitete në të cilat do të kënaqeni dhe të cilave ju përkushtoheni me rregull.
2.Përcilleni peshën
Sa shpesh duhet të matemi, kjo është një pyetje që i mundon të gjithë. Ndoshta keni bërë eksperimente dhe keni krijuar një shprehi që të mateni një herë në javë, që edhe nuk është ide e keqe. Për dallim nga të tjerët, të cilët ju thonë se po dukeni shkëlqyeshëm, ju duhet t’i besoni vetëm asaj që shini me sytë tuaj, pra kilogramët në peshore. Lëvizjet e vogla janë krejt normale, por nëse shtoni më shumë se 2-3 kilogramë është koha për ndryshime.
3.Zhvillohuni
Natyrisht se këtu nuk e kemi fjalën për zhvillimin fizik… Para së gjithash, mendojmë për gjërat e reja, si dhe grumbullimin e sa më shumë informatave, të cilat gjatë ruajtjes së peshës, e cila porsa ka dalë nga dieta, do të ishin të mirëseardhura. Pasi keni humbur në peshë, është shumë e lehtë të bini në kurth. Në mënyrë që ta shmangni rutinën, është mirë po ashtu t’i përcillni këshillat e përgjithshme në internet, të lexoni sa më shumë rreth këtyre këshillave, si dhe t’u përmbaheni shujtave të shëndetshme, ushqimi të jetë i freskët dhe të dini mirë se çfarë konsumoni. Të gjitha këto duhet t’i aplikoni në jetën e përditshme.