Tri gjëra që i bëjnë meshkujt xheloz

0
392

Xhelozia është zakonisht një “çrregullim” femëror, apo jo? Kështu të paktën mund t’i duket një vëzhguesi të painformuar, i mësuar me shpërthimet xheloze të grave.

Është e vërtetë që femrat janë më të prira për të shprehur xhelozinë, por kjo nuk do të thotë që meshkujt nuk e kanë problem. Ata thjesht dinë ta fshehin ndjenjën e tyre mirë.

Ja çfarë i shqetëson më shumë:

Miq meshkuj

Sado që ata pretendojnë se nuk e kanë problem, shumica e meshkujve thjesht nuk e pëlqejnë kur partneret e tyre shoqërohen shumë me miqtë meshkuj. Nuk është se nuk u besojnë grave – nuk u besojnë djemve, të paktën kështu do të thonë.

Ish-partnerët

Sidomos nëse partneri ka diçka të këndshme për të thënë për të. Edhe pse i dashuri aktual zakonisht nuk ka arsye të shqetësohet për ish-in, xhelozia është thjesht më e fortë se ai.

Vëmendja në rrjetet sociale

Prej kohësh dihet se femrat mesatare marrin shumë më tepër pëlqime dhe komente në një selfie të rregullt sesa mashkulli mesatar. Më pak dihet se mashkulli mesatar shqetësohet nga vëmendja që merr partnerja e tij në rrjetet sociale, e aq më pak se shqetësohet pasi ndihet i lënë pas dore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here