KB Trepça është fituese e Kupës së Kosovës për sezonin 2024/25.
Mitrovicasit në finale e mposhtën Bashkimin me rezultat 85-78 (24-22; 18-19; 21-19; 22-19), shkruan IndeksOnline.
Ky është trofeu i tetë i Kupës së Kosovës në histori për Trepçën dhe i katërti radhazi.
Basketbollisti më i dalluar në ndeshje ishte Wendell Green i Bashkimit me 30 pikë.
Te Trepça më i dalluari ishin Michael Green dhe Tekele Cotton me nga 18 pikë secili.