Një trend i ri i thonjve po “cmend” personazhet e famshëm. Bëhet fjalë për trendin e ‘manikyrit sapun’, që u jep një pamje të rafinuar duarve dhe është një stil i përkryer për adhurueset e look-ut minimalist.

Thonjtë sapun kanë për qëllime të duken të freskëta, të pastra me kutikula të pacenuara dhe të shkurtra.

Sigurohuni që t’i trajtoni kutikulat tuaja me një vaj ose krem, dhe t’i shtyni butësisht prapa. Ideja e këtij manikyri është të zgjidhni një nuancë që përputhet pothuajse saktësisht me ngjyrën tuaj natyrale të thonjve.