Tregolëshi i parë në Champions i Viniciusit, i treti në karrierë

0
83

Vinicius Junior ka qenë protagonist mbrëmë në fitoren e Real Madridit me përmbysje ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 5:2.

“Los Blannos” e gjetën veten në disavantazh në pjesën e parë, 0:2, por u rikthyen furishëm në atë të dytë për të fituar bindshëm në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

E lojtari kryesor i natës ishte pa dyshim Vinicius, shkruan “Gazeta Express”.

Ylli brazilian ishte i pandalshëm për gjermanët dhe shënoi tregolësh në përmbysjen e madhe të Realit.

Ky njëherësh ishte “hat-trick”-u i parë në karrierë për 24 vjeçarin në Ligën e Kampionëve.

E në përgjithësi në të gjitha garat, futbollisti jug-amerikan i ka realizuar tre tregolësha.

Më saktësisht, ky ishte i dyti për të në vitin 2024 pas atij të realizuar ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës, dhe natyrisht i pari në Champions.

Vinicius u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa të hënën tjetër pritet ta fitojë Topin e Artë, ku është favorit absolut, duke e lënë prapa mesfushorin spanjoll Rodri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here