Tre vjet nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Selman Asllani

0
48

Në një postim në rrjetet sociale, Pranver Asllani ka ndarë kujtime dhe ndjenja të thella për babain e tij, duke e përkujtuar me respekt dhe dashuri të pamasë. Ai e cilëson Selman Asllanin, babain e tij, si një njeri të përkushtuar për atdheun dhe familjen, një figurë që la pas vepra dhe kujtime të paharrueshme.

Familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij sot kujtojnë me krenari veprimtarinë e tij, duke nderuar kontributin e dhënë për lirinë dhe mirëqenien e vendit.

Postimi i tij i plotë:

PËRKUJTIM PËR PRINDIN TIM TË NDJERË SELMAN A. ASLLANI, SOT 3 VITE MË PËRSHËNDETI ME FJALËN LAMTUMIRË DJALI JEM (VELI).

Veteranët e Republikës së Kosovës janë shtylla e shtetit dhe historia e kombit Shqiptar që nuk harrohet kurrë kontributi i tyre gjatë kohrave të vështira që ne si pasardhës të tyre i vlersojmë aqë thellë kur në momentet më të vështira n’a e kthytet shpinen për ti dal zot vendlindjes sonë.

Nuk ishte aqë e lehtë për prindin tim të mos u përshëndetsha në atë kohë kur u rreshtua në tre shkronjat e arta të cilat u ndërtuan me shumë lodhje, angazhime duke u përballur me çetnikët Serb.

Momenti më i vështirë ishte kur ike ti Bab siç të thirrësha në shkurtesë nga shoqëria që patëm Mon, ishte ajo kur n’a sistemove në Shqipëri dhe ike nga dy e pasnatës pa u përshëndetur me familjen  për të treguar  se unë po shkoj me e larë borxhin moral ndaj vendlidjes.

Tani me krijimin e Kosovës në një emër të ri si Republik është fal angazhimit  tuaj që e sollët lirinë, Pavarësinë e Republikës Kosovës ne po e gëzojmë me shumë falenderime dhe sot jemi të lirë të mendojmë të shprehim atë që e keni pasur të mohuar të e tregoni edhe ndonjë ide apo çdo gjë që ishte né të mirët e popullit tonë Shqiptar.

Sot fal jush, Dëshmorve, Invalidëve, Veteranëve, Burgosurve Politik, Pjesëmmarrësve, Pjesëtarëve, Diasporës kemi institucione që drejtohen jo nga kriminelët çetnik duke na uzurpuar shtetin tonë,  por nga vet populli ynë Shqiptar njëheré e përgjithmonë i larguat nga realiteti atë që menduat e realizuat së bashku me Tre shkronjat e Arta (Ushtria Çlirimtare e Kosovës)

Nderë dhe respekt për familjet e Dëshmorve,Invalidëve, Veteranve, Burgosurve Politik, Diasporës, kontributi i dhënë ështé i pa harruar dhe historia, liria duhet të e dijmë se nuk erdhi falas por fal sakrificës madhështore u sjellë kjo liri, pavararësi andaj faleminderit faleminderit faleminderit, mirënjohës përjetësishtë!

LAVDI!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here