Tre vjet me pandemi, drejtori i Pfizer tregon se kur do t’i kthehemi normalitetit

0
408

“Shumë shpejt do t’i rikthehemi normalitetit”, tha CEO i Pfizer, Albert Bourla, ndërsa paralajmëroi një investim të madh në Francë për prodhimin e pilulës së re kundër koronavirusit.

Duke folur për rrjetin televiziv francez BFM TV, drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane tha se “kjo do të jetë vala e fundit me kaq shumë kufizime”.

I pyetur nga gazeta franceze Le Figaro nëse varianti Omicron do të sillte fundin e pandemisë, Burla tha se do të ishte e pamundur të parashikohej diçka e tillë pasi virusi pëson vazhdimisht mutacione.

Ai shtoi, megjithatë, se “ne së shpejti do të jemi në gjendje t’i rikthehemi jetës normale, deri në pranverë, për shkak të testeve, vaksinave, trajtimeve të reja si Pfizer Paxlovid”.

Në të njëjtën kohë, Bourla paralajmëroi një investim prej 520 milionë eurosh në Francë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke forcuar kapacitetet prodhuese të industrisë farmaceutike për Paxlovid, në bashkëpunim me kompaninë franceze Novasep./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here