Tre vendet, ku lënia e bakshisheve konsiderohet fyerje

0
316

Lënia e bakshisheve është një shenjë e mirësjelljes në shumë vende të botës, një tregues që ju vlerësoni përpjekjet që ka bërë shoferi i taksisë, kamarieri ose një punonjës tjetër për t’u kujdesur për ju.

Megjithatë, ky veprim mund të jetë një “fushë e minuar” e mirësjelljes gjatë udhëtimit në disa shtete. Për ju që e urreni të paguani diçka ekstra për shërbimin në fund të faturës, ju sugjerojmë të vizitoni këto 3 shtete:

Japoni

Është një “shuplakë në fytyrë” të japësh një bakshish në Japoni, ku norma kulturore është të ndihesh shumë krenar për punën tënde. Punonjësit e mbajnë veten në një standard shumë të lartë kur ofrojnë një shërbim, prandaj sipas tyre, nuk nevojitet shpërblim për t’u ndjerë i vlerësuar. Ofrimi i një bakshishi sugjeron që ju mendoni se punëdhënësi nuk e njeh vlerën e tyre dhe se nuk i paguan mjaftueshëm.

Kinë

Lënia e një bakshishi diku është e ndaluar në Kinë, pasi konsiderohet si ryshfet. Deri më sot, në pjesën më të madhe të vendit konsiderohet një fyerje personale për stafin e restoranteve ose hotelierët nëse u lini atyre një shpërblim. Përjashtim bëjnë guidat turistike ose shoferët e autobusëve turistikë, ku ju mund t’u jepni atyre ca para shtesë pa shkaktuar ofendime.

Korenë e Jugut

Ashtu si Japonia dhe Kina, bakshishi konsiderohet krejtësisht i pasjellshëm në Korenë e Jugut. Një përpjekje për të lënë një shpërblim mund të refuzohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here