Tre të arrestuar për dhunim në 24 orët e fundit, njëri lirohet në procedurë të rregullt

0
73

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, në dy raste të ndara, ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale “dhunim”.

I arrestuari për një rast të dhunimit që thuhet se ka ndodhur Fushë-Kosovës më 31 janar, është liruar në procedurë të rregullt. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërkohë që në një rast që thuhet se ka ndodhur të dielën në Prishtinë, dy të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje. 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here