Tre të arrestuar në Prizren për trafikim të një të miture të raportuar si e zhdukur

0
78

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua dhe dy burra në Prizren nën dyshimin për përfshirje në trafikimin e një vajze të mitur, shkruan 04 Online.

Sipas njoftimit zyrtar, viktima ishte raportuar si e zhdukur më herët, ndërsa hetimet kanë çuar në zbulimin dhe shpëtimin e saj. Autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i siguruar ndihmën dhe mbështetjen e duhur të miturës.

““Prizren / 19.03.2025 – 18:30. Një femër dhe dy meshkuj kosovarë janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit e kanë trafikuar viktimën e mitur femër kosovare, e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here