Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar nje person i cili ishte i përfshië në një rrahje me dy persona, me ç’rast që të tre kishin pësuar lëndime trupore.
Si rrjedhojë, policia ka arritur që të sekuestrojë një armë të gjatë e cila ishte me leje, por që afati i kishte skaduar.
“Prizren 24.07.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarveshje të mëhershme ishte përleshur fizikisht me dy viktimat meshkuj kosovarë. Si pasojë e dhunës fizike dy viktimat dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e gjatë për të cilën kishte pas leje por me afat të skaduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online