Tre persona dyshohet se kanë grabitur para nga dy qytetarë në Prizren, nën kërcënimin e armëve, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Të dyshuarit, nën kërcënimin e armëve, u kanë marrë viktimave para në vlerë prej 40 euro.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 03.02. 2026, rreth orës 01:00, në rrugën “Durak Rada” në Prizren.
Në këtë rast nuk është raportuar për persona të lënduar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve janë duke vazhduar./Kallxo













































