Këngëtarja shqiptaro-amerikane Enisa ka festuar 30-vjetorin e lindjes në një mënyrë mjaft personale, duke ndarë me ndjekësit një moment të sinqertë përmes një videoje në rrjetin social TikTok, transmeton IndeksOnline.
Artistja u shfaq e veshur me një fustan elegant ngjyrë argjendi, plot shkëlqim, teksa në mbishkrimin e videos bëri një deklaratë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave.
“Sot mbusha 30 vjet, që do të thotë se kam qenë beqare dhe e virgjër për tre dekada”, shkroi ajo, duke folur hapur për jetën e saj private.
Megjithatë, këngëtarja theksoi se ndihet e lumtur dhe e përmbushur me rrugëtimin e saj deri më tani.
Në të njëjtën kohë, Enisa zbuloi se këtë vit do të publikojë edhe albumin e saj të parë, një projekt që fansat e presin me shumë interes.














































