Transformuan furgonin e vjetër në një shtëpi me rrota, ja si mund të veproni edhe ju nëse doni të shëtisni botën (FOTO)

0
361

Një çift ka transformuar një furgon të vjetër në një shtëpi me rrota, në mënyrë që të mund të udhëtonin nëpër botë. Duke qenë se ata kanë parë disa vende të ndryshme, kanë vendosur që të japin disa këshilla se si mund ta bëni edhe ju një gjë të tillë.

Cazzy Magennis dhe i dashuri i saj, Bradley Williams, të dy 28 vjeç, blenë furgonin në qershor të vitit 2020 për 6500 paund. Ata kaluan tre muaj duke e transformuar atë me një total prej 16 mijë paund.

Çifti ka udhëtuar përmes Evropës në vitin 2021 dhe aktualisht është në Kanada, me plane për të udhëtuar drejt Amerikës së Jugut dhe më pas nga Argjentina në Korenë e Jugut.

Tani ata kanë vendosur që të ndajnë disa këshilla për konvertimin e furgonit, që edhe ju të keni mundësinë që të udhëtoni nëpër botë. Cazzy dhe Bradley e ndanë procesin në dy faza.

Transformuan furgonin e vjetër në një shtëpi me rrota, ja si

Faza e parë ishte planifikimi dhe faza e dytë nisja e transformimit të furgonit. Duke e nisur nga fillimi, çifti ka thënë se gjëja e parë që duhet të bëjë kushdo që mendon të udhëtojë me një furgon, duhet të vendosë buxhetin.

Sipas Cazzy-t, të gjithë duhet të kuptojnë se sa mund të shpenzojnë dhe sa dëshirojnë që të shpenzojnë.

“Vendosni një buxhet dhe mendoni se për çfarë do ta përdorni furgonin – nëse është vetëm për fundjavë ose udhëtime më të gjata apo të jetoni me kohë të plotë në të. Pasi të keni vendosur se çfarë dëshironi nga frugoni juaj, atëherë duhet të shkoni ta gjeni dhe ta siguroni atë”, ka shtuar 28-vjeçarja.

Transformuan furgonin e vjetër në një shtëpi me rrota, ja si

Cazzy u ka bërë thirrje të gjithëve që të kenë kujdes, pasi duhet siguruar furgoni për t’u konvertuar dhe ka një afat kohor.

“Sa më shumë kohë duhet për konvertim, aq më i shtrenjtë është. Pandaj shikoni se sa kohë mund t’i kushtoni transformimit të furgonit, në mënyrë që të zgjidni sigurimin”, ka treguar ajo.

Ndërsa hapi i tretë në procesin e furgonit ka të bëjë me paraqitjen e tu. Sipas Cazzy-t duhet të planifikoni si e doni nga brenda, sa persona do hipin në të, çfarë shtrati dëshironi?

Dyshja paralajmëroi këdo që fillon konvertimin e furgonit se duhet të kenë gati të gjitha mjetet dhe materialet e tyre përpara se të fillojnë, pasi kështu kursejnë kohë në planin afatgjatë.

Transformuan furgonin e vjetër në një shtëpi me rrota, ja si
Transformuan furgonin e vjetër në një shtëpi me rrota, ja si
Transformuan furgonin e vjetër në një shtëpi me rrota, ja si

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here