Trajneri i Juventusit me kritika për Zhegrovën në fazën defensive

0
78

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, u shpreh i kënaqur pas fitores 1-0 ndaj Romës, por theksoi se skuadra ka ende shumë për të përmirësuar. Në deklaratën e tij për DAZN, Spalletti vuri në dukje rëndësinë e fitoreve, por pranoi se ekipi nuk ishte konstant gjatë gjithë takimit.

“Jam i lumtur për fitoren, por duhet të rrisim qëndrueshmërinë. Pas golit ngadalësojmë dhe nuk mund të arrijmë nivelet e skuadrave si Roma,” tha ai.

Në lidhje me paraqitjen e Edon Zhegrovës, Spalletti u shpreh kritik.

“Zhegrova nuk di si të mbrohet, nuk di kur të sulmojë kundërshtarin apo kur të bëjë një ndërhyrje. Një ekip si Roma ka identitetin e vet, por gjithmonë ekziston një dobësi që mund të shfrytëzohet”, deklaroi Spalletti.

Po ashtu, Spalletti vlerësoi talentin e Kenan Yildizit, duke theksuar se kundërshtarët janë më të vetëdijshëm për forcën e tij sesa vetë lojtari. “Yildiz është i fortë, por duhet të përmirësohet në disa aspekte,” shtoi ai.

Në përfundim, në një intervistë për Sky Sport, Spalletti tha se lojtarë si Yildiz dhe Conceicao mund të bëhen më të lehtë për t’u ndaluar nga kundërshtarët nëse nuk kontribuojnë në fazën mbrojtëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here