Tragjike në Suharekë – Vdes foshnja 9 muajshe që dyshohet se ishte ngulfatur në djep

0
71

Nuk janë të rralla rastet kur fëmijët bien viktimë e rrethanave tragjike brenda ambienteve familjare, që për pak çaste mund të kthehen në skenë fatkeqësie. Një ngjarje e tillë e rëndë ka ndodhur edhe në fshatin Gjinoc të Suharekës, ku një foshnje 9 muajshe ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta, pas një incidenti të ndodhur më 29 qershor.

Gazeta Sinjali mëson se fillimisht foshnja ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi ishte hasur pa shenja jete në djep nga gjyshi i saj, S.S, i cili kishte vërejtur se ajo ishte e lidhur me lidhëse të djepit. Gjyshi kishte ndërhyrë menjëherë për t’ia hequr lidhësen, duke alarmuar familjarët, të cilët më pas e kishin dërguar vajzën për trajtim mjekësor.

Pas ndihmës së parë në Prizren, ajo ishte transferuar në QKUK në Prishtinë. Fatkeqësisht, dje më 11 korrik 2025 rreth orës 15:30, familjarët kanë njoftuar se foshnja kishte ndërruar jetë.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i të ndjerës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet po udhëhiqen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Gazeta Sinjali shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës në këtë humbje të rëndë./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here