Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Pejë, ku një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij, mëson Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit nga Prokuroria, mësohet se djali ka privuar nga jeta nënën e tij në lagjen Kapeshnicë të Pejës.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës por të njëjtit kanë deklaruar se janë në grumbullim të informacioneve.