Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Komunën e Deçanit, ku dyshohet se nënë e bir u mbytën në pishinë.
Rastin e ka bërë të ditur, Bashkim Ramosaj, kryetar në këtë komunë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tyre.
“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”
Sipas kryetarit Ramosaj, dyshohet që fëmija ka rënë në pishinë, ndërsa nëna ka tentuar ta shpëtojë.
Telegrafi ka provuar të flasë me policinë për rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë përgjigje.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbashkim.z.ramosaj%2Fposts%2Fpfbid0F1ZBr4sEDhEBN6mCoUPp1PHGzKnZX9jpnLx8oQ4Y88hK8xaj9vCyypRZzsWzVj8Sl&show_text=true&width=500