Policia e Kosovës njofton se më 4, 5 dhe 6 shtator do të ketë mbyllje të përkohshme të disa rrugëve, për shkak të zhvillimit të garës së çiklizmit “Tour of Kosovo 2025”, shkruan 04 Online.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës
KOMUNIKATË PËR MEDIA
‘Garat ndërkombëtare të çiklizmit “TOUR OF KOSOVO 2025 – ndërprerje e kohëpaskohshme e qarkullimit për automjete në rrugë të caktuara’
Prishtinë, 1 shtator 2025
Bazuar në aprovimin e kërkesës së Federatës së Çiklizmit të Kosovës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës lidhur me organizimin e garave ndërkombëtare të çiklizmit “TOUR OF KOSOVO 2025” që mbahen nga data 04 deri 06.09.2025 informoheni se:
- Etapa e parë, me datën 04.09.2025 nga ora 12:00 deri 15:00 – fillimi i garës fillon në hapësirën e autostradës Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – dhe pastaj do të vazhdojnë deri në përfundim tek dalja e autostradës në Malishevë në kilometrin e 52-të.
- Etapa e dytë, me datën 05.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – fillimi i garës fillon në Pikën Kufitare në Vërmicë – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë –Lipjan – Babush – Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit – ku edhe do të jetë përfundimi i garës.
- Etapa e tretë, me datën 06.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – gara fillon nga Hani i Elezit – Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komaran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – gara përfundon në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje ku edhe do të bëhet ceremonia e mbylljes së etapës së III-të.
Andaj, informojmë pjesëmarrësit në trafik që do të shfrytëzojnë këto akse rrugore sipas datave dhe orarit të zhvillimit të këtyre garave, se në këto segmente rrugore do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme të trafikut si dhe ngadalësim të rrjedhës së trafikut, me ç’rast kërkojmë mirëkuptim dhe inkurajojmë shoferët që sipas mundësive të shfrytëzojnë rrugë alternative.
Me respekt
DIMP