Tottenham Hotspur ka vendosur për trajnerin e ri, duke ia besuar drejtimin e skuadrës kroatit Igor Tudor. Ai do të zëvendësojë danezin Thomas Frank, i cili largohet nga stoli i londinezëve.
Sipas raportimeve, Tudor do të jetë trajner i përkohshëm deri në përfundim të këtij sezoni, ndërsa drejtuesit e klubit pritet të kërkojnë një zgjidhje afatgjatë gjatë verës.
Tekniku kroat vjen pas eksperiencës së fundit te Juventusi, ku pati mundësinë të punojë edhe me futbollistin dardan Edon Zhegrova. Synimi i tij do të jetë stabilizimi i ekipit dhe rikthimi i rezultateve pozitive në vazhdim të sezonit./04 Online














































