Në Angli nuk kanë më dyshime për të ardhmen e Contes. Shkarkimi është çështje ditës, në mos orësh, teksa burime brenda Tottenhamit bëjnë me dije se është gjetur tashmë edhe pasuesi i italianit.
Bëhet fjalë për Ryan Mason, një emër i njohur në klub, që zëvendësoi edhe Mourinhon kur u shkarkua dhe tani pritet të marrë Spurs-at deri në fund të sezonit, për t’i hapur udhë më pas një tjetër trajneri.
Emrat për sezonin e ardhshëm janë plot 5, teksa ëndrra më e madhe është rikthimi i Maurizio Pochettinos, i cili është trajneri që ka bërë më mirë në stolin e Tottenham.
Kandidatë të fortë janë edhe Marcos Silva, që po bën shumë mirë këtë sezon me Fulhamin, por edhe Thomas Tuchel, i papunë që prej shkarkimit nga Chelsea në vjeshtën e kaluar.
Ndërkohë, dy alternativa të tjera, më pak të mundshme, por që janë në bllokun e drejtuesve, janë Zinedine Zidane e Luis Enrique, emra prestigjozë, që për momentin janë të papunë.
Vlen të theksohet se kontrata e Contes me Tottenhamin skadon në fund të sezonit, por sulmi që italiani u bëri futbollistëve pak ditë më parë për barazimin me Southamptonin, ka bërë që ata të kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm.