Totaj reagon pas shqetësimeve, zona e mbi Kalasë do të ruhet

0
831

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar lidhur me raportimet për ndërhyrje në rrugën te “Pasha Çeshmja” përkatësisht në zonën malore mbi kala të qytetit, shkruan Gazeta10.

Totaj ka thënë se me kujdes ështën ruajtur flora dhe s’do të ketë zgjerim të rrugës për qarkullim të veturave.

“Pas analizës së kërkesave të ardhura, DSHP ka kërkuar nga operatori ekonomik që të intervenoj në rehabilitimin-renovimin e kësaj rruge, me c’rast do të ruhet profili tërthorë i rrugës, shtegu i biçikletave, do të instalohet gypi i ujësjellësit dhe do të bëhen kanale kulluese për qëndrueshmerinë e projektit që reshjet atmosferike mos të shkatrrojnë rrugën egzistuese. Me kujdes është ruajtë flora dhe nuk do të ka zgjerim të rrugës për qarkullim të veturave. Është e menduar qe kjo rrugë ti shërbej qytetarëve dhe zhvillimit të turizmit në përgjithësi!”, ka shkruar Totaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar

I falënderoj qytetarët, adhurues të natyrës, për shqetësimt e ngritura lidhur me punimet në vijim në shtegun mbi kalanë e Prizrenit, prandaj dhe po e prezentoj këtë imformatë.

Në gusht 2022 ka pasë një kerkesë nga ana e shoqatës së biçiklistëve për sanim/renovimin e shtegut nga kalaja deri te rruga që lidhet me trevën e Opojes.

Njëkohësisht nga ana e NP Hidroregjioni Jugorë vjen kërkesa për riparim të gypit nga azbesti i cili kalon andej dhe furnizon me ujë një pjesë të madhe të lagjes Tusuz dhe kishte nevojë të zëvendsohet me gyp më të mirë .

Sipas vlerësimit të profesionistëve të DSHP për shkak të reshshjeve atmosferike ishin kriju gropa-kanale të pa kalueshme për qytetarët që frekuentojnë atë pjesë.

Pas analizës së kërkesave të ardhura, DSHP ka kërkuar nga operatori ekonomik që të intervenoj në rehabilitimin-renovimin e kësaj rruge, me c’rast do të ruhet profili tërthorë i rrugës, shtegu i biçikletave, do të instalohet gypi i ujësjellësit dhe do të bëhen kanale kulluese për qëndrueshmerinë e projektit që reshjet atmosferike mos të shkatrrojnë rrugën egzistuese.

Me kujdes është ruajtë flora dhe nuk do të ka zgjerim të rrugës për qarkullim të veturave. Është e menduar qe kjo rrugë ti shërbej qytetarëve dhe zhvillimit të turizmit në përgjithësi!

Pas finalizimit të projektit cdo gjë do të jetë në gjendje shum më të mirë për tu shfrytëzuar vetëm nga adhuruesit e natyrës !!!

Nuk mundem pa e theksuar se qytetaria aktive me mendje kritike pozitive na ndihmon në krijimit dhe implementimin e vizionit tonë të perbashkët për Prizrenin ashtu si e duam.

PS: Video tregon si ka qenë rruga !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here