Totaj priti në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati

0
274

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastratin.

Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave dhe gjithashtu edhe për organizimin e 10 qershorit – Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Kisha kënaqësinë të mirëprisja për vizitë kryetarin e komunës së Malishevës z.Ekrem Kastrati.

Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik, në kulturë, në sport e në shumë aspekte të tjera. Poashtu biseduam për organizimin e 10 Qershorit – Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, aktivitet i cili do të bashkoj te gjitha komunat dhe do marrim mbështetje në organizim nga të gjithë.

Kryetari i komunës së Malishevës shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në organizimin madhështor që po na pret me 10 Qershor në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here