Totaj: Nuk ka pasur marrëveshje të fshehtë për debllokimin e rrugës së tranzitit të ri

0
181

Shumica e anëtarëve të Kuvendit të Prizrenit, në seancën e sotme që është duke u zhvilluar në këto momente, kanë përgëzuar kryetarin e komunës, Shaqir Totajn dhe qeverinë lokale, për debllokimin e rrugës së tranzitit të ri, e disa prej tyre kanë kërkuar nga kryetari Totaj përgjigje për marrëveshjen e arritur me pronarin e objektit që e kishte bllokuar atë rrugë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e kuvendarëve, kryetari Totaj tha se debllokimi i rrugës është rezultat i një pune kolektive nga Kuvendi dhe kabineti qeverisës.

Ai ka thënë se me pronarin nuk ka bërë asnjë marrëveshje të fshehtë, ndërsa shtoi se debllokimi i rrugës përveç që mundëson lëvizje më të zgjeruar, ajo do të ndikojë edhe në zhvillim ekonomik./TvPz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here