Totaj nga injorimi i mësuesve te subvencionet “elektorale” për OJQ pasive

0
269

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, që reklamohej si “menaxher”, gjatë qeverisjes është përballur me kritika për keqmenaxhim buxheti dhe sjellje të padrejtë ndaj mësimdhënësve. Përkundër premtimit se do të paguajë shujtat për arsimtarët, kjo nuk ndodhi kur erdhi në pushtet. Si pasojë, mësimdhënësit janë detyruar t’i kërkojnë të drejtat në gjykatë, duke u përballur me vonesa, pagesa për avokatë e përmbarues dhe stres të panevojshëm.

Pra, Totaj nuk e zbatoi Kontratën Kolektive, të nënshkruar nga PDK, të cilës ia pa hajrin, duke u bërë kryetari i komunës së dytë në vend, pa pasur ndonjë kontribut as partiak e lëre më kombëtar.

Në vitin e fundit të mandatit, Totaj lansoi “trikën”, si një iniciativë për lehtësimin e pagesave ndaj punëtorëve të arsimit, duke ndërprerë ankesat ndaj padive në gjykatë. Megjithatë, procedurat ligjore vazhdojnë me avokatë, duke sjellë kosto shtesë për buxhetin. Iniciativa u kritikua si e vonuar, pasi shumica e aplikimeve ishin përfunduar, ndonëse Komuna i kishte zvarritur me ankesa.

Totaj i njohur edhe nga publikimi i një audio-incizimi në media për “trika” në konkurse, provoi t’u shes mjegull punëtorëve të arsimit, që e dinë se gjithsesi i kanë të fituara rastet në gjykatë, pasi një pjesë edhe i ka marrë mjetet financiare.

Pra, Totajt i doli gjumi, në përfundim të mandatit,  ku sipas analistëve, ka pak gjasa të mbetet në post, sidomos pas rezultatit të zgjedhjeve qendrore, ku kryetari nuk arriti ta nxjerr partinë e tij të parën, meqenëse mori 50 % më pak se VV që doli fituese.

Ironikisht, vetëm pak muaj para zgjedhjeve, Totaj tash e hapi “kuletën” e Komunës duke ndarë subvencione për OJQ e individë, disa prej të cilëve pasive, me aktivitet fare të panjohur, madje as për përfaqësues të mediave, që përcjellin zhvillimet. Kjo po shihet më tepër si tentativë për të ndikuar votuesit përmes përfitimeve financiare të momentit, e jo përmes rezultateve konkrete.

Pra, a po përdoren fondet publike për interesa të ngushta politike, në vend që të përkrahen ata që realisht i meritojnë e kanë kontribriut në jetën publike – siç janë arsimtarët, një pjesë e të cilëve kanë punuar edhe gjatë viteve të 90-ta në shtëpitë-shkolla. Për më keq në tabelat e vëna në ato objekte, ekziston edhe firma e Totajt, anipse ai nuk ka kurrfarë kontributi për atë kohë. Madje duhet shikuar, nëse  ka ndonjë dëshmi pagese për funksionimin e arsimit paralel shqiptar.

Shiko Listën e OJQ-ve e individëve : https://prizren.rks-gov.net/…/Lista-preliminare-per…

Ndërkohë, për dy vite me radhë, Komuna e Prizrenit ka kthyer në buxhetin qendror rreth 15 milionë euro si tepricë – fonde që, sipas kritikëve, mund të ishin shfrytëzuar për përmirësimin e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës lokale./ Gazeta e Prizrenit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here