Totaj ndalon fishekzjarrët në Prizren nga 25 dhjetori deri më 3 janar, leje vetëm për një orë në natën e Vitit të Ri

0
146

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike dhe zona të banuara në të gjithë territorin e komunës së Prizrenit.

Sipas kësaj urdhërese, ndalesa do të jetë në fuqi nga data 25 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, me përjashtim të natës së ndërrimit të moteve. Në këtë periudhë, përdorimi i fishekzjarrëve do të lejohet vetëm më 31 dhjetor 2025, në intervalin kohor nga ora 23:30 deri në 00:30 të 01 janarit 2026, për një orë.

Nga Komuna e Prizrenit theksohet se kjo masë ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, si dhe parandalimin e rreziqeve që mund të shkaktohen nga përdorimi i pakontrolluar i mjeteve piroteknike.

Autoritetet komunale kanë paralajmëruar se ndaj shkelësve të kësaj urdhërese do të merren masa në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e vendimit./04 Online

https://www.facebook.com/kkprizren/posts/pfbid07492b1DHW4jbKRtQThM7qHqGcyLvZN29Xu3qGP4Z3Gra5jJMuCg7ez9SBNA3hSZal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here