Totaj: Marsi mbetet përherë në kujtimet tona si muaj i lavdisë, muaj i dhimbjes, i luftës, i guximit e i triumfit!

0
341

“Do i kujtojmë ndër breza këto ditë të rëndësishme të rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij që ishte pikënisja e një epoke të re për popullin e Kosovës.

Sot bëhen 24 vjet nga Epopeja e UÇK-së, simboli i lirisë, bashkimit e heroizmit, t’i rrëfejmë fëmijëve tanë sakfrificat e jashtëzakonshme të këtij populli për liri, të mos e harrojmë historinë e lavdishme të popullit tonë, por të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e ndritshme të vendit ashtu siç e kanë ëndërruar luftëtarët tanë.

Të mos rreshtim së punuar për ta quar në vend amanetin e të rënëve për Kosovën e lirë e të pavarur, ta ndërtojmë këtë vend e ta bëjmë vend më të mirë për brezat e së ardhmes!
Lavdi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here