Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, i cili është njëherit kryetari i Prizrenit, ka dal në një konferencë për media.
Ai ka falënderuar qytetarët e Prizrenit, strukturat e PDK-së dhe listën e kandidatëve për asamble.
“Jemi të parët, me një diferencë të madhe nga i dyti që është një indikator se qeverisja e mirë nga PDK është mirëpritur nga qytetarët e Prizrenit, prandaj nuk ka asnjë arsye të mos vazhdoj kështu edhe në 4 vitet e ardhshme. I falënderoj të gjithë kundërkandidatët në garë për kulturën e treguar. e presim rezultatin final për të vazhduar më tutje me punë të përditshme, sepse në Prizren ka shumë gjëra që duhet të përfundojnë dhe ne do të jemi akoma më të suksesshëm në mandatin e ardhshëm”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se do të vazhdoj me Prizrenin me punë.