Gjatë ditës së sotme, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga nënkryetari i tij, Kujtim Gashi dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kanë vendosur buqeta me lule në obeliskun kushtuar dy pilotëve amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët humbën jetën në misionin e tyre të mbrojtjes për popullin e Kosovës, ka njoftuar kryetari Totaj përmes një postimi në facebook..
Sot shënohet 23 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-së ndaj Serbisë e Jugosllavisë, fillimi i një epoke të re për popullin e Kosovës, fundi i regjimit pushtues të Sllobodan Millosheviqit.
Së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nderuam me homazhe ushtarët e NATO-së, tek pllaka përkujtimore e pilotëve amerikan David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët u flijuan në misionin e tyre të mbrojtjes për popullin e Kosovës.
Gjithmonë mirënjohës dhe falenderues ndaj forcave të NATO-së që ndihmuan popullin e Kosovës ta fitonte lirinë dhe të ndalej gjenocidi i serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Lufta e pastër e UÇK-së dhe ndihma e madhe e aleatëve tanë, mundësuan lirinë që ne po e jetojmë sot!