Totaj dështon në menaxhimin e buxhetit, 10 milion euro kthehen në thesarin e Qeverisë

0
413

Komuna e Prizrenit gjatë vitit 2022 nuk ka arritur që t’i shpenzojë afër 10 milionë euro nga granti qeveritar, të cilat mjetet janë kthyer në thesarin e Qeverisë, shkruan Gazeta e Re

Edhe pse nuk është shfaqur raporti përfundimtar për mbetjen e pashfrytëzuar të buxhetit të Komunës së Prizrenit, sipas kuvendares së VV-së në Prizren, Dafina Alishani, vlera e suficitit këtë vit ka shkuar në 10 milion euro, sipas Alishanit kjo shumë është zyrtare

Alishani ka ironizuar me kryetarin e Komunës së Prizrenit duke thënë se kaq për menaxherin e performancës me çertifikatat e nënshkruara nga Obama

Postimi i plotë

Sot e morra vlerën e saktë të suficitit të buxhetit komunal për këtë vit.

Pra shkurt e shqip:

Shaqir Totaj nuk ka ditë me i shpenzu 10 Milion Euro dhe i ka kthy në thesar të qeverisë!

Kaq për menaxherin e performancës me çertifikatat e nënshkruara nga Obama!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here