Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosovën

0
63

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Torres u shpreh i nderuar për takimin me Presidenten Osmani, duke theksuar marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve.

“Si Bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongres dhe përfaqësues krenar i diasporës shqiptare në Bronx, pata nderin të takohem me Presidenten Vjosa Osmani të Kosovës,” tha Torres.

Ai vlerësoi rolin e Kosovës si aleati më i fortë i SHBA-së në rajon.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova,” theksoi kongresisti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here