Torres i habit të gjithë, vesh fanellë pa stemën e Barçës në ndeshjen me Napolin

0
331

Tifozët e Barcelonës mbetën të habitur mbrëmjen e së enjtes, pasi fanella e Ferran Torres nuk kishte stemën e klubit të Barcelonës apo logon e Nike.

Torres shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë, në ndeshjen e raundit të 1/16-ave të Europa League në “Camp Nou”.

Megjithatë fanella e spanjollit dhe mungesa e emblemave të saj u kthyen në një çështje kryesore diskutimi në rrjetet sociale.

Torres kishte një fanellë normale në pjesën e parë të ndeshjes ashtu si edhe pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës, por më pas, për arsye ende të paqarta, në fraksionin e dytë të kësaj sfide ai kishte një fanellë kryesisht të zbrazët.

Lojtari kishte sponsorin Rakuten dhe emrin dhe numrin e tij në anën e pasme, por nuk kishte asnjë stemën e Barçës dhe logon e Nike.

Për ta bërë gjithçka edhe më të çuditshme, doli se Torres as që e vuri re fanellën e tij të thjeshtë deri në fund të lojës dhe askush nga Barça nuk ia ndërroi atë.

Torres shënoi golin e tij të dytë për “Blaugrana”, por gjithashtu humbi disa raste të arta, që mund t’I kishin dhënë fitoren ekipit të tij, në këtë përballje të parë me Napolin.

21-vjeçari ishte aq i mërzitur me gabimet e tij para portës, sa u pa i përlotur në fishkëllimën e fundit. Ish-sulmuesi i Manchester City dhe Valencia u shfaq dukshëm emocional me kokën në duar.

Ai fshiu sytë me fanellën e tij dhe u ngushëllua nga një shok i skuadrës në përfundim të ndeshjes.

Megjithatë, trajneri Xavi Hernandez dha ​​një mesazh mbështetjeje për sulmuesin e ri dhe beson se nënshkrimi i janarit do ta ngejë shumë ekipin.

“Fanella e Barçës ‘peshon më shumë’, por unë jam i kënaqur që e kam në ekip dhe ai do të më japë shumë gëzim. Ai ka shënuar gola gjithë jetën dhe do të shënojë sërish shumë të tjerë. Në stërvitje ai është një nga ata që shënon më shumë. Ai ka besimin tonë absolut. Stafi trajner dhe unë do të kujdesemi për këtë. Ai është shumë i fortë, vetëkërkues”, -theksoi trajneri i Barçës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here