Torino është futur në garë për mesfushorin e Interit, Kristjan Asllani, shkruan 04 Online.
Sipas TMW, klubi po e shqyrton seriozisht transferimin e tij për formacionin 4-3-3 të trajnerit Marco Baroni, duke parë në të një përforcim të rëndësishëm për qendrën e mesfushës.
Edhe Fiorentina dhe Bologna mbeten të interesuara, por Torino ende nuk ka nisur kontaktet zyrtare me Interin. Nëse transferimi realizohet, Asllani do të bashkohej me shokun e Kombëtares, Ardian Ismajlin./04 Online