Arsenal ia doli të fitonte në frymën e fundit ndaj Manchester United teksa i mposhti Djajtë e Kuq me shifrat 2-1. Një gol i Declan Rice në të 97-tën, nderoi vendasit që mposhtën kështu miqtë pas një ndeshje mjaft të luftuar.
Sai takon kronikës së ndeshjes, dy golat u shënuan në pjesën e parë teksa të parët që kaluan në avantazh ishin Djajtë e Kuq. Marcus Rashford shënoi një gol mjaft të bukur duke mposhtur me një goditje preçize portierin Aaron Ramsdale.
Megjithatë, reagimi i “Topçinjve” nuk vonoi dhe erdhi vetëm një minutë më pas me anë të Martin Odegaard që shfrytëzoi në maksimum një pasim të Martinellit.
Në fraksionin e dytë, skuadra e Mikel Artetës provoi në disa raste të godiste kuadratin e portierit Onana, por pa pasur saktësinë e duhur. Ndërkohë, edhe VAR i erdhi në ndihmë United kur në minutën e 59-të arbitri Taylor akordoi penallti pas një kontakti në zonë mes Havertz dhe Wan-Bissaka./SS