Toby Vogel: Pa njohjen de facto të Republikës së Kosovës nga Serbia, Asociacioni nuk ka kuptim

0
166

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, konsideron se gjatë këtij viti nuk do të ketë përparim të dukshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Vogel vlerëson se kjo po ndodhë për shkak të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i ndihmuar nga Bashkimi Evropian.

“Aleatët e tij perëndimorë e lanë të largohej nga “tentativa e pajtimit”, i cili më pas refuzoi për ta nënshkruar atë që është arritur deri me tani mes dyja palëve. “Me këtë ai ka shkelur “Marrëveshjen e Brukselit””.

Vogel thekson se Qeveria serbe tashmë zyrtarisht edhe me shkrim e ka të deklaruar se kurrë nuk do të bëjë asgjë që mund të interpretohet si njohje de facto, kështu që është e qartë se “marrëveshja” e Vuçiqit është e pakuptimtë.

Sa i përket Asociacionit, ai thotë se pa njohje de facto, Kosova nuk duhet ta pranojë draft-statutin aktual, pasi shton se Asociacioni në këtë mënyrë nuk ka kuptim.

“Pikëpamja ime personale – edhe pse nuk më takon mua t’i them Kosovës se çfarë të bëjë, Prishtina nuk duhet ta pranojë draft-statutin aktual, për dy arsye. Së pari, vetë statuti është problematik, për shembull duke krijuar burime të drejtpërdrejta të financimit nga Beogradi tek Asociacioni, autoritetet komunale, duke anashkaluar Prishtinën, formalizojnë sistemin aktual”.

“Së dyti, dhe më gjerësisht, pavarësisht nga thelbi i statutit, për Asociacionin u ra dakord në kontekstin e një marrëveshjeje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme normalizimi. Më shumë se një dekadë pas marrëveshjes së Brukselit, një marrëveshje e tillë normalizimi duket më e pakapshme se kurrë – në fakt, qeveria serbe ka deklaruar zyrtarisht dhe me shkrim, se nuk do të pranonte kurrë elemente që do të ishin domosdoshmërisht pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare – ato elemente që nënkuptojnë njohjen faktike”, tha Vogel për Telegrafin.

Jashtë kornizës që çon në normalizim gjithëpërfshirës – pa njohje de facto e Republikës së Kosovës nga Serbia, Asociacioni nuk ka kuptim. Duke thënë këtë, mendoj se kryeministri Kurti mund të punojë më shumë për t’u treguar serbëve të Kosovës se e ardhmja e tyre qëndron në një Kosovë demokratike, multietnike, jo vetëm në retorikë, por në jetën reale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here