USL Dunkerque, ekip i Ligue 2, u kualifikua në gjysmëfinale të Coupe de France duke fituar në fushën e Stade Brestois pas një paraqitje mahnitëse (2-3).
Nëse historia AS Cannes ngjall admirim (pasi ekipi i kategorise se katert franceze arriti kualifikimin e paimagjinueshem), ajo e Dunkerque nuk është me poshte në menyren se si arriti kete kualifikim.
Pasi siguroi një vend në çerefinale duke barazuar në fund të kohës shtese ndaj Lille më pas pas një penalltie që ishte gjithashtu mahnitëse ekipi i kategorise se dyte franceze këtë herë permbysi nje disavantazh me dy gola ne fushen e Brest duke kaluar nga 2-0 në 2-3.
Opa Sangante ishte heroi ne dy gola mes minutes se 81′ dhe 85′ pasi Sasso kishte shkurtuar diferencen ne 2-1 minuten e 66′.