Tirana do të presë Forumin e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor – Rama: Një ngjarje historike

0
85

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Tirana do të jetë mikpritësja e Forumit të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), që do të zhvillohet më 13 dhe 14 tetor 2025.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë shqiptare e ka cilësuar këtë forum si një “ngjarje historike” për vendin dhe për rajonin.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.

Forumi pritet të mbledhë në kryeqytetin shqiptar krerë shtetesh, përfaqësues të lartë të BE-së dhe investitorë nga e gjithë bota, me synimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të promovuar projekte konkrete investimi në Ballkanin Perëndimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here