TikTok-u i fut në sherr prizrenasit, dalin e bëhen llom në mes të rrugës

0
2337
Foto: Ilustrim

Rrjeti social TikTok po del të jetë mollë sherri i shumë përplasjeve mes kosovarëve. Përdorimi i madh i tij siç duket po iu nxjerrë edhe telashe të rinjve, raste këto që shpesh kanë eskaluar në përleshje fizike. Kështu ka ndodhur edhe të premten, në rrugën “Fadil Balaj” në Prizren.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një person është arrestuar nën dyshimet se ka rrahur një 22-vjeçar, pas një mosmarrëveshje në TikTok.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari E.L., 30-vjeçar fillimisht është kapur me viktimën në këtë rrjet social, ku kanë pasur një debat, që ka vazhduar më pas në rrugë.

Siç mëson Sinjali, dy palët janë rrahur me njëri-tjetrin në mes të rrugës, duke pësuar kështu edhe lëndime trupore.

Rasti është denoncuar në Polici nga disa dëshmitarë, gjë që ka aktivizuar njësitë policorë që të intervenojnë në vendin e ngjarjes.

Dy palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit 30-vjeçar është iniciuar rast për veprën “Lëndim i lehtë trupor”./GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here