Tiketat ngjitëse do të ulin numrin e veturave të pasiguruara në Kosovë

0
289

Veturat e paregjistruara janë sfidë e madhe për institucionet tash e sa vjet. Të njëjtat, nuk do të mund të lëvizin më në rrugët e Kosovës pa u detektuar nga Policia e Kosovës kjo falë tiketave ngjitëse të cilat do të aplikohen në vetura nga data 1 mars.

Hysen Durmishi Zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, tha se kjo do të ndikojë që Policia e Kosovës të mund t’i identifikojë shumë më lehtë automjetet e paregjistruara.

“Arsyeja që po e vendosim këtë tiketë ngjitëse është të ulim numrin e automjeteve të paregjistruara në Kosovë, në mënyrë që ky numër të jetë sa më i vogël, atëherë do ta kemi shumë më lehtë që të aplikojmë për Kartonin e Gjelbër”, tha ai për televizionin publik.

“Këto tiketa të cilat do të aplikohen nga data 1 mars”, shtoi ai.

Qytetarët nuk do të ngarkohen me asnjë pagesë shtesë, të gjitha shpenzimet për këtë tiketë do t’i mbulojë Byroja Kosovare e Sigurimit.

Sami Mazreku drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, tha se vetëm vitin e kaluar BKS-ja ka paguar 5.7 milion dëme nga automjetet e pasiguruara.

“Në anën tjetër ndikimi ka me qenë shumë i madh, njëjtë edhe te buxheti i shtetit edhe tek Byroja Kosovare e Sigurimeve. Vetëm vitin e kaluar kemi paguar 5.7 milionë dëme nga automjetet e pasiguruar”, tha ai.

Sipas tij vetëm në vitin 2020-2021, janë rreth 75 mijë vetura pa sigurim dhe pa regjistrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here