“Tifozët nuk na njihnin, por ne mbetemi Liverpooli”, Klopp: Ky sezon shërben si mësim!

0
177

Liverpool regjstroi fitoren e tretë radhazi në Premier League me The Reds që mposhtën në transfertë me shifrat 1-2, West Ham. Ndeshja nisi në malore për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp duke qenë se pësuan të parët pas golit të Lucas Paqueta, por “tronditja” kaloi shpejtë dhe rezultati u barazua prej Coady Gakpo që shënoi pas asistit të Trent Alexander-Arnold. Në fraksionin e dytë, realizimi i Joel Matip i dhuroi tre pikët Liverpoolit, teksa pas ndeshjes tekniku Klopp vlerësoi jashtë mase performancën e Alexander-Arnold, por edhe të pjesës tjetër të skuadrës.

“Alexander-Arnold zhvilloi një ndeshje perfekte, për mua ishte e pabesueshme e gjithë performanca tij. Më duket sikur djemtë janë rikthyer në rrugën e duhur dhe më pëlqen shumë futbolli që po shfaqin. Pjesa e parë ishte nga më të mirat që kemi luajtur së fundmi, lojtarët ishin shumë bindës në fushë.

Kemi pasur ndeshje në këtë sezon ku tifozët nuk na kanë njohur prej performancave të dobta, ndaj jam shumë i lumtur që treguam se ne mbetemi Liverpooli. Luajtëm, shënuam, sulmuam dhe patëm ritmin e duhur, jam më shumë se i lumtur. Nëse fitojmë të gjithë ndeshjet e mbetura në kampionat besoj se mund të jemi në Europë sezonin e ardhshëm, njerëzit më pyesin për Champions League, por nuk është në dorën tonë.

Në kalendar nuk kemi më ndeshje me skuadrat sipër nesh, ndaj është një objektiv që nuk varet nga ne. E rëndësishme është të vijojmë me këtë ritëm, duke luajtur futboll të bukur dhe vetëm në fundin e sezonit mund të shohim se ku do të kemi mbërritur. Dua që ky sezon të na shërbejë si mësim për sezonin pasardhës dhe duhet t’i pranojmë verdiktet e tij edhe nëse nuk kualifikohemi në Kupat e Europës.

Dua që të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë në sezonin tjetër dhe të mos vazhdojmë me ulje ngritje duke ndryshuar nga ndeshja në ndeshje”, u shpreh Klopp. Aktualisht, Liverpool renditet në vendin e gjashtë me 53 pikë, gjashtë më pak se Manchester United i vendit të katërt dhe Neëcastle i vendit të tretë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here