Tifozët e Novi Pazarit kanë thirrur emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë ndeshjes së Superligës së Serbisë që u zhvillua të shtunën mbrëma kundër Vojvodinës.
Videot e thirrjeve të tifozëve të Novi Pazarit dhe Vojvodinës kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale.
Ndeshja mes Novi Pazarit dhe Vojvodinës përfundoi me fitore 3:1 të skuadrës vendase.
Ndeshja u përcoll me incidente dhe madje edhe përleshje mes tifozëve të skuadrës mysafire, Vojvodina dhe policëve, ku u lëndua një polic.
Gjatë ndeshjes tifozët e Vojvodinës thirrën emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq, ndërsa në kundërpërgjigje tifozët e Novi Pazarit nisën të thërrisnin emrin e Albin Kurtit.
Po ashtu thirrën edhe emrin e Naser Oriqit, ish-komandantit të forcave të Bosnjës, kanë njoftuar disa mediume të Novi-Pazarit.