Skuadra e Besiktasit pësoi humbje në UEFA Europa League në shtëpi 1:3 ndaj Eintracht Frankfurtit.
Nga minuta e parë deri në fund luajti lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, shkruan Indeksonline
Tifozët vendas nuk e pëlqyen aspak paraqitjen e lojtarit shqiptar, andaj kishte momente edhe kur e vërshëllyen.
Trajneri i klubit turk, Van Bronckhorst pas ndeshjes i doli në ndihmë lojtarit “kuqezi” duke thënë se kush s’i do lojtarët tanë, le të largohet nga stadiumi.
“Kush vërshëlleu lojtarët tanë edhe në një ndeshje si kjo sot, kush mendon se sot lojtarët tanë nuk luajnë mirë, të mos vijnë më në stadium”, tha trajneri holandez pas ndeshjes
Ernest Muçi luajti gjithë ndeshjen, kurse mesfushori kosovar, Milot Rashica u paraqit vetëm deri në minutën e 63’të dhe më pas u zëvendësu nga Kilicsoy.