Pak javë më parë, PSG mbylli shitjen e Marco Verrattit për 45 milionë euro. Italiani, i cili nuk ishte pjesë e planeve të Luis Enriques, u transferua tek Al-Arabi, në Katar, për të vazhduar karrierën e tij sportive.
Ditë më vonë, “Le Parisien” zbuloi bisedën e tensionuar mes Luis Enriques dhe Marco Verrattit, në të cilën ish-trajneri spanjoll e bëri të qartë se nuk e donte te PSG.
Siç raporton media franceze, Luis Enrique i tha Marco Verrattit: “Ti je prototipi i lojtarit që unë e urrej”. Me sa duket, pas këtyre deklaratave, trajneri spanjoll hapi dyert për largimi e italianit nga PSG.
Gjatë përgatitjeve parasezonale, Luis Enrique nuk e aktivizoi titullar Marco Verrattin qoftë në një ndeshje, duke e bërë edhe më të qartë se italiani nuk ishte pjesë e planeve të tij për sezonin 2023/24.
Me prishjen e marrëdhënies edhe me ultrasit e PSG-së, mesfushori nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej nga “Parc des Princes”.
I blerë për 12 milionë në verën e vitit 2012 nga Pescara, Marco Verratti nisi karrierën elitare në Paris. Njëmbëdhjetë sezone më vonë, italiani u largua nga skuadra franceze nga dera e pasme, pavarësisht se ishte lojtari i dytë me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e klubit./SS