Një burrë nga Jemeni theu rekordin e tij botëror Guinness kur arriti të vendoste katër vezë njëra mbi tjetrën pa u rrëzuar.
Mohammed Muqbel, i cili për herë të parë vendosi rekordin kur grumbulloi tre vezë, mundi rekordin e tij gjatë një përpjekjeje në Stamboll, ku arriti të grumbullonte katër vezë në ‘një kullë’.
Muqbel tha se bëma ishte më e vështirë se sa duket.
“Shumë në mbarë botën nuk arrijnë të kuptojnë punën e vështirë të lidhur me balancimin”, i tha ai Guinness World Records.
“Balancimi dëmton trupin tuaj për shkak të niveleve të larta të fokusit të nevojshëm për të arritur një gjë të tillë”, shtoi ai.
Ai tha se balancimi kërkon “durim, fokus dhe qetësi të jashtëzakonshme”, përcjell Klankosova.tv
“Pjesa më e vështirë nga përpjekja ishte gjetja e qendrës së gravitetit për secilën vezë për shkak të formës dhe strukturës së saj unike”, tha ai.
Muqbel tha se zbuloi se kishte talent në një moshë të re për të bërë balancime.
“Unë e konsideroj veten një person ambicioz dhe synoj që një ditë t’i tregoj aftësitë e mia në të gjithë botën.Thyerja e dy rekordeve ka qenë një bekim dhe mezi pres të përpiqem më shumë në të ardhmen”, tha ai.