Threads “thyen rekorde” ka kapërcyer 100 milionë përdorues për 5 ditë

0
248

Roboti AI i OpenAI arriti 100 milionë përdorues pas dy muajsh por Threads arriti në këtë nivel vetëm pas pak ditësh.

Threads provoi një hit. Në dy orët e para 2 milionë përdorues u regjistruan dhe u rrit gradualisht në 5 milionë, 10 milionë, 30 milionë dhe 70 milionë.

Lançimi ka qenë përtej pritshmërive tha CEO Mark Zuckerberg të premtën. Përdoruesit jo vetëm që po regjistrohen, por edhe po postojnë.

Nga dita e enjte më shumë se 95 milionë postime janë bërë dhe 190 milionë pëlqime.

Ende Threads është në hapat e parë dhe mbetet të shohim nëse fiton të njëjtën shtrirje kulturore si Twitter. Meta nuk po përpiqet specifikisht të zëvendësojë Twitter sipas CEOs të Instagram, Adam Mosseri, dhe kompania nuk do të inkurajojë aktivisht përmbajtjet politike dhe lajmet në platformë.

Mund të përfundojë si një media sociale e ndërtuar rreth bashkëbisedimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here