Burime të Gazetës Express brenda Kuvendit të Kosovës, konfirmojnë thirrjen e seancës plenare sonte në orën 20:00, ndonëse “jemi me vonesë pak”, thanë burimet.
Deputetët do të mblidhen në Kuvend sot për të votuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani sa i përket zgjedhjes së presidentit.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Përparim Gruda, ka thënë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit është “proces komplet jo-kushtetues”, andaj edhe do ta a shqyrtojnë nëse do do të marrin pjesë në seancë, tha ai.














































