Së fundmi në rrjetet sociale dhe mediat rozë po qarkullojnë zëra për një lidhje të mundshme mes fituesit të parë të “Big Brother Kosova”, Lumbardh Salihu, dhe këngëtares së njohur shqiptare, Semi Jaupaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Edhe pse asnjëri nga ata nuk ka konfirmuar apo mohuar thashethemet, dyshja janë mjaftë aktivë në rrjete sociale, duke shtuar spekulimet për një afrim mes tyre.
Vetëm disa orë më parë, Semi publikoi një fragment të këngës së saj të re në Instagram, ku shkruante: “Zemer thirrem unë tek ti vij” – një frazë që ndjekësit e saj e kanë lidhur me raportin e mundshëm me Lumbardhin.
Për momentin, nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre, por fansat po presin me kureshtje zhvillimet e mëtejshme./GazetaSinjali/
