Mbrojtësi brazilian Thiago Silva ka arritur marrëveshje me FC Porto, duke u rikthyer në futbollin europian.
Marrëveshja është mbyllur dhe nënshkruar, me Porton që siguron një përforcim me shumë eksperiencë në qendër të mbrojtjes, njofton gazetari i merkatos Fabrizio Romano, përcjell Gazeta Express.
Thiago Silva ishte një objektiv i qartë i trajnerit Francesco Farioli, si dhe i presidentit André Villas-Boas.
Kontrata e brazilianit është e vlefshme deri në qershor 2026, me opsion zgjatjeje deri në qershor 2027.
Me këtë transferim, FC Porto fiton një lider si dhe stabilitet në repartin defensiv, ndërsa Thiago Silva nis një kapitull të ri në karrierën e tij në elitën e futbollit europian.














































